Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informimit për Paketën Fiskale 2019, njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar.
Më konkretisht:
- Përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën sa:
- 3/7 e normës së rentës për vitin 2019,
- 3/8 e normës së rentës për vitin 2020,
- 1/3 e normës së rentës për vitin 2021 e në vijim.
- Përqindja e rentës minerare për “Mineralet e kromit për eksport”, bëhet :
- 7% duke filluar nga data 1 janar 2019,
- 8% duke filluar nga data 1 janar 2020,
- 9% duke filluar nga data 1 janar 2021 dhe në vijim.
- Taksa e karbonit nuk paguhet për sasitë e benzinës dhe të gazoilit që eksportohen.
- Për artikujt plastikë dhe ambalazheve plastike të importuara, do të aplikohet taksa në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare.
- Taksa për ambalazhet prej qelqi të importuara e të prodhuara në vend do të aplikohet në masën 5 lekë/kg.
- Taksa e lëndëve të para në forma primare, të importuara dhe që përdoren për prodhimin në vend të produkteve të plastikës aplikohet në masën 25 lekë/kg.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në vazhdimësi do të informojë tatimpaguesit e çdo fashe qarkullimi, për ndryshimet e legjislacionit tatimor.