Institucioni

Institucioni > Lajme >

Kalendari i takimeve prezantuese për Paketën Fiskale 2019

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë bizneset, përfaqësuesit e tyre, si dhe personat e interesuar të marrin pjesë në takimet e dedikuara të Drejtorive Rajonale Tatimore për prezantimin e Paketës Fiskale 2019.

Kalendari i takimeve është konceptuar për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë bizneseve sipas shtrirjes së tyre gjeografike.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka angazhuar ekspertët e saj më të mirë në të gjithë vendin, me synim ofrimin e asistencës dhe informimin sa më të gjerë në lidhje me ndryshimet e Paketës Fiskale 2019.

Çdo subjekt i interesuar për të marrë pjesë në këto takime mund të kontaktojë paraprakisht me Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve.  

Dokumenta ndihmëse