Institucioni

Institucioni > Lajme >

DRT Durrës takim informues me tatimpaguesit për Paketën Fiskale 2019

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës zhvilloi një takim informues për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor, me hyrjen në fuqi të Paketës Fiskale 2019. Në të morën pjesë rreth 70 ekonomistë dhe ekspertë, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të bizneseve të këtij qyteti.  

Ndryshime ligjore kanë të bëjnë kryesisht me: Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Taksat Kombëtare.

Drejtoresha e DRT Durrës znj.Valbona Sako, gjatë fjalës së saj, tha se tatimpagusit e këtij rajoni në çdo kohë mund të marrin informacionin dhe asistencën e nevojshme për të kuptuar sa më mirë ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi. Biznesi do të informohet edhe në vendet e ushtrimit të aktivitetit të tyre nga punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve. Gjithashtu do të shpërndahen broshura dhe materiale informuese.

Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan angazhimin e Administratës Tatimore për informimin dhe qasjen e saj profesionale.