Rreth 13,509 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, dorëzuan pranë Administratës Tatimore brenda afatit ligjor dhe pa asnjë penalitet deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo shifër përbën rreth 95% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët kishin detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në për muajin dhjetor.
Administrata Tatimore, në mënyrë të vazhdueshme ka ofruar asistencë për subjektet e biznesit të vogël për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon tatimpaguesit për përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.