Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve të biznesit të vogël me qarkullim 2-5 milionë lekë, se data 10 janar 2019, është afati i fundit i deklarimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes për periudhat tetor- nëntor- dhjetor 2018.
Ky është një detyrim që nuk mbart asnjë penalitet, por që duhet të përmbushet nga ana e tatimpaguesve sepse këto të dhëna përbëjnë bazën për plotësimin e mëtjeshëm të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.
Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë procesit të plotësimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes.
Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore (13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve, ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore.
Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30 -18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: https://www.tatime.gov.al/
Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të Librit të Shitjes dhe Blerjes, mund të klikoni linkun: https://bit.ly/2Kj30HM