Institucioni

Institucioni > Lajme >

Mbi përditësimin e ndryshimeve ligjore të Paketës Fiskale 2019 në sistemin e-Tax

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se janë përditësuar në sistemin tatimor e-Tax të gjitha ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi nga data 1 janar 2019, me publikimin në Fletoren Zyrtare nr. 187, datë 28.12.2018.

Të gjithë tatimpaguesit, tashmë mund të gjejnë të gjeneruara në e-Filing, deklaratat e tyre tatimore me ndryshimet si më poshtë vijojnë:

Deklarata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 

Shkallë e reduktuar TVSH-je 6 % për:

  • për  furnizimin e mjeteve të transportit publik të licencuar të udhëtarëve me autobus me nëntë plus një vende apo më shumë, vetëm me motor elektrikë
  • shërbimit të reklamave nga media audiovizive
  • për furnizimin  e librave të çdo lloji  

Deklarata e Tatimit mbi Fitimin 

Shkallë e reduktuar për Tatimin mbi Fitimi 5% për : 

  • për sipërmarrjet me xhiro deri në 14 milionë lekë;
  • për sipërmarrjet në agroturizëm;
  • për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor

Deklarata e Tatimit në Burim 

Lidhur me ndryshimin e shkallës së Tatimin mbi Dividentin nga 15% në 8% .

  • Janë shtuar dy rubrika të posaçme për deklarimin : “Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me shitje” dhe “Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me trashëgimi ose dhurim”
  • Gjithashtu është mundësuar edhe pasqyrimi i ndryshimeve përkatëse në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave ( DIVA) lidhur me Tatimin mbi Dividentin nga 15% në 8% .

Taksat Kombëtare 

Janë reflektuar ndryshimet në lidhje me: 

  • Taksën e materialeve/artikujve plastikë dhe e ambalazheve plastike të importuara në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare.
  • Taksa e ambalazheve prej qelqi për ambalazhet e importuara dhe të prodhuara në vend , në masën 5 lekë/kg
  • Taksa e lëndëve të para në formë primare të importuar dhe që përdoret për prodhimin në vend të produkteve të plastikës, në masën 25 lekë/kg

Listëpagesat

Për sa i përket listëpageses elektronike, duke filluar nga periudha tatimore janar 2019, me afat deklarimi 20 shkurt 2019, janë reflektuar ndryshimet e mëposhtme: 

  • Pagën minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe maksimale deri nё 114,670 lekё, pёr të gjitha kategoritë e punësimit.
  • Kufirin e pagës bruto bazë për llogaritjen automatike për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi mbi 150,000 lekë me shkallë tatimore 23%.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në vazhdimësi do të informojë tatimpaguesit e çdo fashe qarkullimi, për ndryshimet e legjislacionit tatimor, të cilat kanë hyrë tashmë në fuqi.