Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju sjell në vëmendje tatimpaguesve, se data 30 dhjetor është afati i fundit i pagesës së këstit të Tatimit mbi Fitimin për vitin fiskal 2018, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.8438 dt.28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshur.
Duke qenë se data 30 dhjetor është ditë pushimi, DPT i kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve paradhënie të kryehet brenda datës së sotme 28 dhjetor, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar.
Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit me xhiro mbi 8 milionë lekë.
Administrata Tatimore mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrimet tatimore.