Institucioni

Institucioni > Lajme >

Rreth 84% më pak vërtetime të dhëna në spotelet e Shërbimit të Tatimpaguesit, krahasuar me një vit më parë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndër prioritetet e punës që saj ka ofrimin e shërbimeve me sa më pak kosto dhe në kohë të shkurtër për të gjithë tatimpaguesit.

Ofrimi i një pjese të konsiderueshmë të shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm vizitat në sportelet e 14 zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve në të gjithë vendin.

Referuar të dhënave, për periudhën janar – nëntor 2018, janë dhënë në sportele rreth 35,200 vërtetime. Shifër e cila është rreth 84% më e ulët, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, kur janë lëshuar në sportele mbi 215,000 vertetime.

DPT inkurajon tatimpaguesit që të përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve nëpërmjet platformës elektronike e-Albania, për të kursyer kohë, si dhe për të minimizuar kostot e tyre administrative.