Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria Rajonale Tatimore Gjirokastër ndihma humanitare për familjen Mulellari në Tepelenë  

Drejtoria Rajonale Tatimore Gjirokastër në bashkëpunim edhe me sipërmarrjen vendase i është bashkuar thirrjes për t’i ardhur në ndihmë tre fëmijëve të vegjël jetimë të familjes Mulellari dhe nënës së tyre në fshatin Bëçisht të Tepelenës.

Familjes iu shpërndanë ndihma në ushqime, veshmbathje dhe ilaçe me rastin e festave të fundvitit, për t’iu lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen.