Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër i është bashkuar fushatës që “Food Bank Shkodër” po ndërmerr për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në gjendje të vështirë ekonomike.
Drejtori i DRT-së Shkodër z. Hysen Hysenaj dhe rreth 50 punonjës të kësaj administrate ofruan në mënyrë vullnetare ndihmën e tyre për këto familje, në këtë fundvit.