Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT kujton tatimpaguesit për pagesën e kësteve të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kujton tatimpaguesve se data 20 dhjetor është afati i fundit i pagesës së këstit të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për periudhën tetor – nëntor - dhjetor 2018. Kjo bazuar në nenin 15 të ligjit nr.9632 dt.30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshur.

Këtij detyrimi i nënshtrohen të gjithë tatimpaguesit që kanë përgjegjësinë e Tatimit të Thjeshtuar mbi  Fitimin. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit me xhiro nga 5-8 milionë lekë.  Pagesa realizohet përmes sistemit bankar me anë të udhër-pagesës.

Administrata Tatimore mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrat dhe i nxit ata që të përmbushin në mënyrë vullnetare detyrimet tatimore.