Institucioni

Institucioni > Lajme >

DRT Durrës “Drejtoria e muajit”, për performancën e të ardhurave

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës ka shënuar performancën më të lartë në realizimin e të ardhurave, për këtë arsye është përzgjedhur si "Drejtoria e muajit".

Referuar të dhënave, DRT Durrës gjatë muajit nëntor 2018 ka arkëtuar rreth 126.7 milionë lekë ose 13.1% më shumë të ardhura tatimore sesa ishin planifikuar.

Kjo drejtori e cila administron 13,057 biznese, në vazhdimësi ka arritur rezultate pozitive në punën e saj dhe ka krijuar marrëdhënie korrekte me tatimpaguesit.

Për DRT Durrës, ndër objektivat kryesorë edhe për vitin e ardhshëm, do të jenë: ruajtja e treguesve pozitivë, rritja e nivelit të  përmbushjen vullnetare të tatimpaguesve, si dhe ofrimi i shërbimeve në një kohë sa më të shkurtër dhe me sa më pak kosto për individët dhe sipërmarrësit e këtij rajoni.