Institucioni

Institucioni > Lajme >

Sqarim i DPT-së në lidhje me rastin e denoncuar në emisionin investigativ “STOP” në TV Klan

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duke marrë shkas nga filmimet e transmetuara gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin investigativ “STOP” në  TV Klan, dëshiron të informojë opinionin publik se nga verifikimet e bëra, personi i paraqitur në video si inspektor i tatimeve nuk është punonjës i Administratës Tatimore.   

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjen rastin të falënderojë emisionin investigativ “STOP”, si dhe sipërmarrësit për kontributin që po japin në luftën kundër korrupsionit.

DPT siguron median, sipërmarrjen dhe qytetarët se do të vazhdojë të punojë me profesionalizëm për të përmbushur detyrat dhe se do të tregojë tolerancë zero për rastet korruptive që mund të evidentohen në rradhët e strukturave të saj.