Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z.Xhavit Çurri i shoqëruar edhe nga drejtues të drejtorive kryesore në DPT, zhvilloi sot një takim me ekspertë dhe përfaqësues të Departamentit Amerikan të Thesarit, Zyra për Asistencën Teknike (OTA).
Delegacioni përbëhet nga Drejtori për Programin Këshillues të të Ardhurave z. William M.Remington, si dhe nga ekspertët e fushës z. David Guzy dhe znj. Kathy Robbins.
Qëllimi i këtij takimi është hedhja e bazave për zhvillimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes DPT-së dhe Departamentit Amerikan të Thesarit, Zyra për Asistencën Teknike (OTA), në hartimin e një projekt-asistence për Administratën Tatimore, veçanërisht për Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj.
Kjo asistencë do të ndihmojë në rritjen e përmbushjes, identifikimin e nevojave të Administratës Tatimore, ofrimin e trajnimeve të dedikuara, si dhe për rritjen e përvojës në fushën e transferimit të çmimit, në fushën e hidrokarbureve.
Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Thesarit, Zyra për Asistencën Teknike (OTA), z. William M.Remington vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe tha se zhvillimi i mëtjeshëm është shumë i nevojshëm për të pasur në të ardhmen një strategji të mirëpërcaktuar dhe të qendrueshme.
Objektivat kryesorë të këtij projekt-asistence do të jenë:
Nga ana e tij zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z. Çurri i shprehu delegacionit gadishmërinë për të rritur me tej bashkëpunimin ndër insitucional.