Institucioni

Institucioni > Lajme >

Takim me FMN-në, vlerësohet ecuria e të ardhurave dhe reformat

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve z. Xhavit Çurri priti në një takim përfaqësues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga znj. Svetlana Cerovic dhe znj. Armine Khachatryan.

Në fokus të këtij diskutimi ishte realizimi i të ardhurave nga Administrata Tatimore, si dhe pritshmëritë për pjesën e mbetur të vitit 2018.

Gjithashtu gjatë takimit, iu kushtua vëmendje edhe fushatës anti informalitet që po zbatohet aktualisht, si dhe u vlerësuan pozitivishit reformat që po ndërmerren nga Administrata Tatimore.

Aktualisht ekspertë të FMN-së po asistojnw Administratën Tatimore për të përmirësuar cilësinë e kontrolleve, si dhe për rritjen profesionale të burimeve njerëzore.