Drejtori i Hetimit Tatimor z.Adrian Shehu zhvilloi një mbledhje të posaçme me strukturat e Zbatimit të Rajonit Qendor, Jugor dhe Verior në lidhje me ecurinë deritanishme në zbatimin e planit operacional.
Gjatë takimit drejtuesit e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, kërkuan nga strukturat e Zbatimit që të punojnë më profesionalizëm, me etikë dhe duke respektuar me rigorozitet procedurat sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu u kërkua korrektësi në trajtimin e rasteve, duke zbatuar të gjitha standardet.
Drejtori i Hetimit Tatimor z. Shehu tha se do të ketë tolerancë zero për çdo rast që do të evidentohet me shpërdorimin e detyres dhe që është në shkelje të etikës së punës.
Drejtoria e Hetimit Tatimor është duke vijuar fushatën anti informalitet, për të verifikuar subjektet me risk.