Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si institucion i cili ofron shërbime ndaj tatimpaguesve mbetet e angazhuar për rritjen e cilësisë, si dhe në ofrimin e tyre me sa më pak kosto.
Këtij qëllimi i shërben edhe zbatimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.623, dt.26.10.2018, për “Miratimin e kartës së të drejtave të qytetarëve për përfitimin e shërbimeve publike”.
Në këtë kartë përcaktohen të drejtat e qytetarëve dhe biznesit për të përfituar shërbime nga institucionet që janë të autorizuara për dhënien e tyre.
Janë 20 të drejta që parashikohen në këtë kartë, që renditen si më poshtë vijon:
- E drejta për informim;
- E drejta dhe përdorimi i shërbimeve publike;
- E drejta e tërheqjes nga kërkesa;
- Mënjanimi i barrës mbi qytetarët dhe bizneset;
- E drejta për trajtim të barabartë në ofrimin e shërbimeve publike;
- E drejta për ndihmë aktive gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve;
- E drejta për zgjidhje efektive;
- E drejta për të proceduar kërkesën tuaj sipas radhës së aplikimit;
- E drejta për marrjen e shërbimeve brenda afateve të arsyeshme;
- E drejta për marrjen e një shërbimi në mënyrë transparente;
- Alternativat në paraqitjen e kërkesës për ofrimin e shërbimeve;
- E drejta për të mos u penalizuar për gabimet/pasaktësitë e institucioneve të administrartës shtetërore;
- E drejta për ankimim;
- Infrastruktura në ofrimin e shërbimeve publike;
- Përgjegjshmëria ndaj qytetarëve dhe biznesit;
- Mbrojtja e të dhënave personale, informacioneve apo sekreteve tregtare;
- E drejta e këshillimit paraprak;
- E drejta për shërbim cilësor;
- Pjesëmarrja në përmirësimin e shërbimeve publike;
- Publikim, informim dhe edukim.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar me profesionalizëm në edukimin e tatimpaguesve, si dhe respektimin e këtyre të drejtave gjatë ofrimit të shërbimeve publike në praktikë nga punonjësit e saj.