Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një proces informimi për ata tatimpagues, të cilët nga monitorimi i vazhdueshëm kanë shfaqur pasaktësi në deklarimet e tyre.
Këto deklarime të pasakta përbëjnë shkelje dhe thyerje të rregullave të analizës së riskut. Një gjë e tillë i bën këta tatimpagues subjekt të kontrolleve apo vlerësimeve nga zyra.
Nga monitorimi, për vitin 2018 rezulton se ka :
Administrata Tatimore për tatimpaguesit pasivë që rezultojnë se kanë kryer transaksione, si në blerje ashtu dhe në shitje, do të bëjë menjëherë kalimin në status aktiv. Gjithashtu do të kryhen vlerësimet përkatëse tatimore nëse tatimpaguesit nuk paraqesin prova që këto transaksione nuk janë kryer realisht.
Administrata Tatimore inkurajon tatimpaguesit që të vetëkorrigjojnë të dhënat e pasakta. Në rast paqartësie, tatimpaguesit duhet të paraqesin argumentet e tyre pranë Drejtorive Rajonale Tatimore ku janë të regjistruar.