Institucioni

Institucioni > Lajme >

Tatimpagues paguani online përmes e-Albania detyrimet tatimore

Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ofrimi i shërbimeve në kohë reale dhe me sa më pak kosto mbetet një nga prioritetet e punës së saj.

Këtë e tregon edhe numri i aplikimeve nga biznesi dhe individët për njohjen online të 13 detyrimeve tatimore, që realizohen përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi. 

Referuar të dhënave, gjatë periudhës prill – tetor 2018 janë 5,174 aplikime, përmes së cilave tatimpaguesit janë njohur me detyrimet që ata kanë pasur. 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon tatimpaguesit, që përveç shërbimit për të  njohur online detyrimet tatimore t’i paguajnë ato edhe përmes platformës elektronike. Në këtë mënyrë ata do të të kursenin kohë dhe do të shmangnin radhët.