Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duke marrë shkas nga filmimet e transmetuara sot në mbrëmje gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, vendosi largimin e menjëhershëm nga detyra të 3 inspektorëve, të përfshirë në një akt të shëmtuar korruptiv.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sërish gjen rastin të falënderojë emisionin investigativ “Fiks Fare”, por edhe sipërmarrësit për kontributin që po japin në luftën kundër korrupsionit dhe në evidentimin e rasteve në rradhët e Administratës Tatimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve garanton se nuk do të tolerohet asnjë sjellje joetike, dhe abuzive ndaj biznesit, e që bie ndesh me parimet që udhëheqin këtë institucion.
DPT siguron median, sipërmarrjen dhe qytetarët se do të vazhdojë të punojë me profesionalizëm, si dhe i fton të gjithë të jenë krah saj, për të denoncuar çdo rast të tillë korruptiv përmes kanaleve të komunikimit.
Në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm, gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të Administratës Tatimore është vendosur numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresa elektronike denoncime@tatime.gov.al, si dhe mund të dërgohen mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733.