Institucioni

Institucioni > Lajme >

Hetimi Tatimor kontrolle në 1,819 subjekte në të gjithë vendin, 19.8 milionë lekë vlera e shkeljeve

Drejtoria e Hetimit Tatimor, po intensifikon kontrollet në kuadër të planit  operacional, që po zbatohet në qendrat e qyteteve kryesore dhe në pikat e tregtimit të karburanteve. 

Referuar të dhënave të kësaj strukture, gjatë periudhës 1-11 tetor, janë kontrolluar 1,819 subjekte, nga të cilët 602 janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor.  Vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8  milionë lekë.

Më konkretisht:

  • 8 tatimpaguesve  u janë bllokuar ambientet për 30 ditë  kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë), përkatësisht :
  • 50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;
  • 149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);
  • 44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune;
  • 118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;

Administrata Tatimore, në asnjë rast nuk ka si qëllim kryesor ndëshkimin e tatimpaguesve, por ndërgjegjësimin e tyre për vetëdeklarimet dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.