Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT nxit tatimpaguesit të përdorin pyetësorët dhe anketimet, për të rritur cilësinë e shërbimit

Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është më rëndësi rritja e cilësisë së shërbimeve që ofron për të gjithë tatimpaguesit, përmes zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve, Qendrës së Thirrjeve, si dhe faqes së internetit tatime.gov.al.

Me qëllim që të përmirësojmë akoma më shumë këto shërbime, është me vlerë për ne që të njohim opinionin dhe perceptimet që tatimpaguesit kanë kundrejt Administratës Tatimore.

Për këtë,  tatimpaguesit mund të  plotësojnë  pyetësorët përkatës ne faqen e Internetit të DPT. Kjo do t’ju merrte vetëm pak minuta nga koha juaj.  

Administrata Tatimore mbetet e angazhuar për të ofruar në çdo kohë asistencë  dhe informacion, për të gjitha të drejtat dhe detyrimet, që lindin nga legjislacioni në fuqi.  

Ju mund t’i gjeni pyetësorët dhe anketimet duke klikuar në këtë link :https://www.tatime.gov.al/c/158/pyetsor-dhe-anketa