Veprimtaria ekonomike shënoi rritje në pothuajse të gjitha zonat turistike në vend.
Një nga Drejtoritë Rajonale Tatimore, me performancën më të lartë gjatë zbatimit të planit të masave për sektorin e turizmit është edhe ajo e Durrësit, që është përzgjedhur si "Drejtoria e muajit".
Referuar të dhënave, DRT Durrës gjatë periudhës Qershor – Gusht 2018 shënoi rritje me 10% të qarkullimit me TVSH, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë totale shifra është rreth 44.5 miliardë lekë.
Nga ana tjetër rritja e shitjeve më TVSH, u shoqërua me rritje të TVSH-së së pagueshme dhe për DRT Durrës, kjo shifër ishte rreth 13% më e lartë se në periudhën Qershor – Gusht 2017.
Numri i punonjësve ishte 54,836, kjo sipas të dhënave nga listëpagesat për tatimpagues me detyrim dorëzimi deklarate mujore. Shifra është 6% më e lartë se e njëjtja periudhë e marrë në analizë për vitin e kaluar.
Ndërsa për gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti, numri i bizneseve të reja të regjistruara arriti në 500.
Për DRT Durrës, një nga objektivat kryesorë është ruajtja e treguesve pozitivë të punës edhe për pjesën e mbetur të vitit.