Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka larguar menjëherë nga detyra 3 punonjës, inspektorë të sektorit të Zbatimit pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë, të cilët u ndaluan dje, me akuzën se kanë konsumuar veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike".
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i bën thirrje çdo punonjësi të administratës tatimore të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin, në respekt të punës dhe institucionit , gjithashtu inkurajojmë bizneset dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm, gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të Administratës Tatimore.