Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT miratoi ndryshimet në Manualin e Menaxhimit të Riskut 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e 18-të të Komitetit të Përmbushjes, ku u miratua lista e tatimpaguesve të përzgjedhur për kontroll nga ekzekutimi automatik i modulit të riskut.

Gjithashtu u miratuan ndryshime në Manualin e Menaxhimit të Riskut, që konsistojnë në përditësimin e 50 kritereve të modulit të riskut, sipas llojeve të ndryshme të tatimit, si: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi mbi Fitimin, Pagat/Kontributet, Tatimin në Burim etj..

Administrata Tatimore, nxit tatimpaguesit të rrisin nivelin e pajtueshmërisë tatimore, si rruga më e mirë për të krijuar një partneritet të bazuar mbi besimin reciprok.