Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në analizën e treguesve të performancës për periudhën Janar – Gusht 2018, ka konstatuar se tatimpagues, veçanërisht ata që operojnë në sektorin ekonomik të ndërtimit dhe tregtimit të karburanteve, kanë deklaruar ulje të qarkullimit.
Kjo do të thotë se niveli i mospërmbushjes tatimore nga tatimpaguesve të këtyre sektorëve është në nivele jo të duhura.
Nisur nga ky konstatim, DPT, njofton se këta tatimpagues do të jenë objekt i vizitave fiskale.
Administrata Tatimore bën me dije se nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit. Ndaj në mbështetje të këtij qëndrimi, tatimpaguesit, ftohen që të korrigjojnë vetëdeklarimet.
Në asnjë rast qëllimi i Administratës Tatimore nuk është vendosja e penaliteteve, por përmbushja vullnetare e detyrimeve që ngarkohen nga legjislacioni në fuqi.