Të gjithë tatimpaguesit mund të njohin në kohë reale çdo detyrim të papaguar që mund të kenë. Tatimpaguesit mund ta marrin këtë shërbim vetëm duke telefonuar në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 të Qendrës së Thirrjeve, nga e hëna në të enjte, nga ora 08:30 - 18:00. Në një intervistë për Top Channel, drejtori i Qendrës së Thirrjeve , z. Erion Prifti tha se administrata tatimore inkurajon tatimpaguesit që të përdorin këtë shërbim.