Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit se në Fletoren Zyrtare nr.125, u publikua udhëzim i përbashkët nr. 29, datë 30.7.2018 “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”, i cili shfuqizoi udhëzimin nr. 9, datë 26.2.2008, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme”, i ndryshuar.
Ky udhëzim vjen më i plotë në trajtimin dhe përfshin pothuajse të gjitha rastet hipotike të transakasioneve të kalimit të pronësisë, duke ilustruar me shkembuj konkretë mënyrën e përllogaritjes së taksës së kalimit të pronësisë dhe tatimit të kalimit të së drejtës së pronësisë që llogaritet si tatim mbi fitimet kapitale.
Risitë që sjell ky udhëzim kanë të bëjë kryesisht me disa saktësime, të cilat janë:
Përsa i përket vlerës në shitje të pasurisë së paluajtshme, ajo përcaktohet në kontratën noteriale të shitjes, e cila është nënshkruar nga palët (shitësi dhe blerësi).
Sjellim në vëmendje se: kur pronësia e pasurisë së paluajtshme kalohet për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes së fundit dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse të kësaj pasurie.
Pra, në momentin e transaksionit të shitblerjes së një pasurie të paluajtshme aplikohen:
Agjenti i taksës dhe i tatimit mbi të drejtën e kalimit të pronësisë është zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, e cila kalon të ardhurat e mbledhura në favor të pushtetit vendor dhe administratës tatimore brenda afateve të përcaktuara në ligj.