Institucioni

Institucioni > Lajme >

Takim me FMN-në, vlerësohet performanca e administratës tatimore  

 

Zëvendësdrejtori i Përgjithshme i Tatimeve z. Xhavit Çurri, priti në një takim drejtues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët ndodhen për një vizitë një javore në vendin tonë.

Misioni i FMN-së i kryesuar nga z.Stephen Vesperman dhe  z. Allan Jensen, vlerësuan performancën e deritanishme të administratës tatimore, rezultatet e arritura, si dhe përpjekjet që po bëhen për të rritur bazën e tatimpaguesve, si dhe cilësinë e shërbimit.

Gjatë takimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u bë një përditësim i rekomandimeve të lëna pas përfundimit të marrëveshjes.  Ekspertët theksuan se administrata tatimore ka bërë progres të dukshëm gjatë kësaj periudhe. Misioni i FMN-së u shpreh i gatshëm që të vazhdojë të ndihmojë administratën tatimore për të përmirësuar cilësinë e kontrolleve, si dhe rritjen profesionale të burimeve njerëzore.

Nga ana e tij Zëvendësdrejtori i Përgjithshme i Tatimeve z. Xhavit Çurri, i njohu ekspertët me reformat që po ndërmerr administrata tatimore, me projektet kryesore që janë duke u zbatuar, siç është fiskalizimi, por edhe rritja e numrit të pagesave elektronike, si një mënyrë për të reduktuar kontaktet e tatimpaguesve me administrarën tatimore, por edhe për të kursyer kohë e para.