Institucioni

Institucioni > Lajme >

Veprimtaritë në agroturizëm, përjashtim nga taksa e ndikimit në Infrastrukturë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije tatimpaguesit se në Fletoren Zyrtare nr. 111, janë publikuar ndryshimet në ligji nr. 41/2018 datë 9.7.2018, për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

Ndryshimet ligjore, që pritet të hyjnë në fuqi në datë 1 Janar 2019  synojnë incentivimin e veprimtarive pritëse të certifikuara si “agroturizëm”.

Më konkretisht nenit 27, “Taksa e ndikimit në infrastrukturë”, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, pas pikës 7 shtohet pika 8 me këtë përmbajtje:

“Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse edhe investimet e subjekteve, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit”.

 Këto ndryshime, janë pjesë e politikës që po ndiqet nga qeveria shqiptare, për zhvillimin e mëtejshëm të investimeve në sektorin e turizmit.