Institucioni

Institucioni > Lajme >

Data 20 gusht, afati i fundit për pagesën e tatimit të mbajtur në burim, për dividentët

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/personat juridikë), se afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit të mbajtur në burim për dividentët është data 20 Gusht, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për përfituesit.

Në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, zbatohen dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar që parashikojnë: penalitet në vlerën 10,000 lekë për mosdorëzim në afat të deklaratës të tatimit të mbajtur në burim, si dhe penalitet të barabartë me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për informimin e tatimpaguesve mbi zbatimin me korrektesë të legjislacionit,  si dhe për deklarimet sipas afateve.