Institucioni

Institucioni > Lajme >

Rritet me rreth 58% numri i biznesve të reja të regjistruara në zonat turistike

Administrata Tatimore vazhdon të jetë e fokusuar me prioritet në zonat turistike, për të garantuar zhvillimin e konkurrencës së ndershme, rritjen e të ardhurave, si dhe reduktimin e shkallës së informalitetit, teksa sezoni veror është në kulmin e tij.

Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, numri i bizneseve të reja të regjistruara në zonat turistike për periudhën 1 Qershor – 13 Gusht ishte 1,531 ose 58% më shumë se e njëtja periudhë e një viti më parë. Shifrat i përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.

DRT Sarandë, sipas të dhënave, shënoi rritjen me të lartë me rreth 44% të bizneseve të reja, të hapura gjatë periudhës së marrë në analizë, duke vijuar më pas me DRT Lezhë me rreth 33% dhe DRT Vlorë me rreth 24%.

Administrata Tatimore do të vazhdojë t’ju vijë në ndihmë tatimpaguesve, në respektimin e detyrimeve ligjore, si dhe duke u kujdesur për të siguruar  transparencën e kërkuar nga turistët.