Në kuadër të planit të masave të turizmit që po zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Qendra e Thirrjeve vetëm për muajin korrik ka informuar rreth 810 subjekte që ushtrojnë aktivitet ekonomik.
Subjekteve në zonat turistike, iu kujtuan rregullat dhe detyrimet bazë, të tilla si: shitja e çdo malli apo shërbimi me kupon apo faturë tatimore, deklarimi i punonjësve, deklarimi i pagesave dhe tatimeve në kohë për t’u mos u penalizuar, deklarimi i vlerës reale të xhiros, por edhe detyrimi për të kryer pagesën.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të njoftojë vazhdimisht tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike, mbi zbatimin me korrektese të legjislacionit, si dhe për vetëdeklarimin sipas afateve.