Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë bizneseve dhe operatorëve turistikë që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor dhe detyrimet, që rrjedhin prej tij.
Referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 40.8 milionë lekë detyrime të prapambetura janë arkëtuar nga subjektet, që operojnë në zonat turistike. Gjithashtu nga organet tatimore janë kontraktuar 306 tatimpagues debitorë, të cilëve iu është kërkuar të përmbushin detyrimet tatimore dhe të shlyejnë pagesat e prapambetura.
Mbarëvajtja e këtij sezoni është në interes të ekonomisë, të fluksit të turistëve, si dhe të bizneseve, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike.