Institucioni

Institucioni > Lajme >

20 Gushti, afati i fundit i pagesës të tatimit të mbajtur në burim për dividentin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton të gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/personat juridikë), të cilët sipas ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” kanë marrë vendimin e destinimit të fitimit pas tatimit dhe e kanë shpërndarë atë në formë dividenti, se afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së tatimit të mbajtur në burim, është data 20 Gusht 2018.

Deklarimi i shumës së dividentit, bëhet përmes deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, e cila dorëzohet online në administratën tatimore brenda kësaj date.

Pagesa për tatimin bëhet në bankat e nivelit të dytë, brenda datës 20 Gusht, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për subjektet/individët përfitues.

Gjithashtu, ju kujtojmë se në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, do të zbatohen dispozitat përkatëse ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për informimin e tatimpaguesve mbi zbatimin me korrektesë të legjislacionit,  si dhe për deklarimet sipas afateve.