Strukturat e Zbatimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë vijuar kontrollet në subjekte që ushtrojnë aktivitet ekonomik në zonat turistike.
Referuar të dhënave që disponohen, nga kjo strukturë u morën masat, si më poshtë vijojnë:
- Për subjektin Eglantina Glacaj, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.
- Për subjektin Florie Gllava, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.
- Për subjektin Bego Çapaj, me vendndodhje Llogara, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
- Për subjektin Haki Balla, me vendndodhje Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.
- Për subjektin Xhemile Çala, me vendndodhje Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
- Për subjektin Arben Carka, me vendndodhje Tiranë, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike.
- Për subjketin Donjet Mika, me vendndodhje Tiranë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.
Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor.