Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit individë, të cilët kanë pasur detyrimin dhe kanë dorëzuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave se data 31 Korrik është afati i fundit për të bërë ndryshime/korrigjime në këtë deklaratë.
Gjithashtu data 31 Korrik, është edhe afati i fundit për pagimin e tatimit mbi të ardhurat personale, në rast se ndryshimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave rezulton me detyrim për të paguar.
Pas datës kësaj date, individi nuk ka më mundësi të bëjë vetëkorrigjim të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave. Në rast se Drejtoria Rajonale Tatimore vëren pasaktësi në të, atëherë zbatohen dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 115 “Plotësimi i pasaktë i deklaratës tatimore” në të cilën përcaktohet, si më poshtë, citojmë:
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar në informimin e saktë dhe të plotë të tatimpaguesve, me qëllim përmbushjen sa më korrekte dhe në kohë të detyrimeve tatimore.