Institucioni

Institucioni > Lajme >

DPT fton qytetarët të bashkëpunojnë në luftën kundër informalitetit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes strukturave të saj të specializuara të Hetimit Tatimor është duke monitoruar dhe kontrolluar nga afër zonat turistike në të gjithë vendin.

Administrata Tatimore shpreh bindjen se për të luftuar informalitetin, por edhe për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit veror, është e nevojshme ndihma dhe bashkëpunimi i publikut dhe tatimpaguesve.

Në këtë kuadër, referuar të dhënave të strukturave të Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, gjatë aksionit të ndërmarrë në zonën e Himarës u penalizua subjekti Irid Suli (Via Mare) me vendndodhje në Livadh për “moslëshim kuponi tatimor” ( hera e parë). Subjektit iu sekuestruan pajisjet jofiskale dhe malli. Procedurat do t’i përcillen Drejtorisë Rajonale Tatimore Vlorë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve, falënderon qytetarët dhe i fton të bashkëpunojnë në luftën kundër informalitetit, duke refuzuar pagesat nëse nuk ju jepet kuponi tatimor.

Për këtë qëllim, Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion: numrin e gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresën elektronike: denoncime@tatime.gov.al. Gjithashtu mund të dërgohen mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733.