Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve vijon të jetë e angazhuar për reduktimin e informalitetit, rritjen e të ardhurave , si dhe garantimin e konkurrencës së ndershme.
Të gjitha strukturat e Hetimit Tatimor dhe të Zbatimit pranë DPT janë në çdo moment në terren, në të gjitha zonat turistike të vendit. Në fokus të punës, për kontroll dhe verifikim janë vënë jo vetëm hotelet, njësitë e vogla akomoduese familjare, por edhe restorantet, baret, plazhet private, si dhe subjekte të tjera që ushtrojnë aktivitet në sektorin e tregtisë me pakicë, shërbimeve etj..
Referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nga data 22 qershor e në vazhdim janë kontrolluar në total 3,587 subjekte nga të cilat kanë rezultuar me shkelje 1,437 me një vlerë në total prej rreth 52.5 milionë lekë.
Më konkretisht:
-152 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në orgnet tatimore
-31 subjekte janë bllokuara për 30 dite kalendarike, për shkeljen "moslëshim kuponi” (hera e dytë).
-415 subjekte janë penalizuar për “moslëshim kuponi tatimor”
-240 tatimpagues janë penalizuar për "punonjës të padeklaruar"
-53 tatimpagues janë penalizuar për “mospasjisje me kasë fiskale”
-97 tatimpagues janë penalizuar për “mosmbajtje kase në gjendje pune”.
Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve, përmes strukturave të saj të specializuara do të vazhdojë të jetë e pranishme në të gjithë territorin e vendit për të ganatuar zbatimin dhe respektimin e ligjit, konkurrencën e ndershme, si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.