Institucioni

Institucioni > Lajme >

11,340 subjekte dorëzuan deklaratën e thjeshtuar për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar

Rreth 11,340 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, dorëzuan, pranë Administratës Tatimore, deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo shifër përbën rreth 97% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi, për tatimpaguesit e vegjël, të cilët mbartën detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në.  

Administrata Tatimore, nga data 1-16 korrik, ofroi për 900 subjekte të biznesit të vogël asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.

DPT do të vazhdojë të ofrojë për të gjithë biznesin, informacionin dhe asistencën e duhur për përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, falënderon të gjithë tatimpaguesit e vegjël, të cilët përmbushën në kohë këtë detyrim.