Qytetarët dhe bizneset nuk do të duhet të paraqiten më pranë zyrave të administratës publike për të dorëzuar një sërë dokumentesh.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të reformës së deregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, bën me dijë se dokumentet e mëposhtme, tashmë do të merren vetëm përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.
Dokumentet që nuk duhet të dorëzohen më në zyrat e administratës publike
|
Qytetarët
|
Biznesi
|
- Certifikatë familjare
- Certifikatë personale
- Certifikatë nga akti i martesës
- Certifikatë nga akti i vdekjes
- Certifikatë nga akti i lindjes
- Karta e shëndetit
- Vërtetim për lejen e drejtimit të automjetit
- Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
- Vërtetim si punëkërkues i papunë
- Vërtetim pensioni
- Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi
- Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin
- Konfirmim i gjendjes aktive të mjetit
- Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti
|
- Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
- Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
- Vërtetim për pagesë detyrimesh
- Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
- Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
- Ekstrakt i thjeshtë
- Ekstrakt historik
- Vërtetim për regjistrimin e investitorit
- Certifikatë regjistrimi
- Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti
|
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për të gjithë tatimpaguesit.