Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dëshiron të sjellë në vemendje se, data 10 korrik 2018, është afati i fundit i deklarimit të librit të shitjes dhe blerjes, për tatimpaguesit e vegjël me qarkullim nga 2 deri në 5 milionë lekë, të përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018.
Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi dhe për këtë qëllim ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore .
Gjithashtu për çdo paqartësi ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: https://www.tatime.gov.al/
Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të Librit të Shitjes dhe Blerjes, mund të klikoni në këtë link:https://bit.ly/2Kj30HM