Institucioni

Institucioni > Lajme >

“Klienti misterioz”, projekti vlerësoi DPT për profesionalizmin dhe shërbimin me standarde të larta

Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve u vlerësua maksimalisht në raportin për Shërbimet Publike 2018.  I hartuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi ( IDRA), Qendra Alenanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Qendra për Informim dhe Zhvillim (CID), projekti “Klienti Misterioz: Vlerësim i performancës në ofrimin e shërbimeve publike nga insitucionet qendrore”, konfirmoi përpjekjet që po bëhen për të përmirësuar ndjeshëm shërbimet që i ofrohen sot publikut, në kohë të shkurtër, me kosto të ulët dhe pa burokraci.

Administrata Tatimore, falë angazhimit dhe punës profesionale u vlerësua maksimalisht gjatë vizitave të “Klientit Misterioz”, me indeksin e përgjithshëm me 81 pikë. Shërbimet e ofruara u vlerësuar për standardin e arritur.  

Sipas të dhënave të studimit,  Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë u vlerësua me me 94 pikë (standardi i arritur me 100% pothuajse në të gjitha dimensionet), e ndjekur nga DRT Berat me 91.3 pikë, DRT Elbasan me 86.7 pikë dhe DRT Vlorë me 86.2 pikë.

Për institucionin në tërësi, dimensionet e “Kohës së pritjes” dhe “Sjelljes së punonjësit” morën vlerësimin më të lartë. Gjithashtu u vlerësua pozitivisht ndërveprimi i punonjësve në mënyrë aktive me qytetarët, dhënia e informacionit, si dhe transmetimi i njohurive me kompetencë për shërbimet.

Gjetjet e studimit treguan se në 75% të vizitave “misterioze”, ndërveprimi me punonjësin ishte shumë i mirë dhe i shkëlqyer. Në pjesën më të madhe të rasteve, “klienti misterioz”, është ndjerë i mirëpritur nga punonjësi, i cili e ka trajtuar me respekt atë dhe qytetarët e tjerë, të prisnin të merrnin shërbimin.

Sa i përket “Paraqitjes së punonjësve në degë”, në 60% të vizitave u vlerësua si shumë profesional.  

Ndër elementët me vlerësimin më të lartë, në kuadrin e dimensionit të “Profesionalizmit të punonjësve të DPT-së” rezultoi fakti që punonjësit ishin të dedikuar ndaj qytetari dhe nuk flisnin për çështje personale, si edhe kishin komunikim shumë të mirë, duke përdorur ton dhe volum zëri të përshtatshëm.

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, mbetet e angazhuar në përmirësimin e mëtjeshëm të shërbimeve, ofrimin e tyre sipas standardeve ndërkombëtare, si dhe në rritjen e besimit te publiku dhe tatimpaguesit.