Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u nderua me çmimin si institucioni më i mirë publik, në aktivitetin “Çmimet e Ekselencës për Shërbimet Publike 2018”. Gjithashtu po me çmim u vlerësua edhe Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë, si dega më e mirë.
Vlerësimi i performancës në ofrimin e shërbimeve publike nga institucionet qendrore, u dha në kuadër të projektit “Klienti Misterioz”.
Vizitat nga “klientë misteriozë” u zhvilluan në drejtori të ndryshme rajonale tatimore dhe kishin si qëllim të shikonin nga afër sjelljen e administratës kundrejt publikut dhe ofrimin e shërbimeve, një praktikë kjo bazuar në përvoja të sukseshme.
Projekti u realizua nga tri organizata të shoqërisë civile: Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Qendra për Informim dhe Zhvillim (CID).