Institucioni

Institucioni > Lajme >

Tërhiqni kuponin tatimor për çdo blerje malli apo shërbimi

Administrata Tatimore, ju bën thirrje qytetarëve dhe i inkurajon që të tërheqin kuponin tatimor, për çdo mall apo shërbim që marrin. Tërheqja e kuponit tatimor, përveçse një detyrim ligjor dhe e drejtë e gjithësecilit, është një kontribut i drejtpërdrejtë për ekonominë dhe shërben në përmirësimin e shërbimeve publike për të gjithë.

Administrata Tatimore, ju kujton se çdo blerësi, personi fizik, juridik ose individi, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor. 

Administrata Tatimore ju fton te denonconi çdo rast të mosleshimit te kuponit tatimor duke vendosur , në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve:numrin e gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresën elektronike denoncime@tatime.gov.al. Ju gjithashtu mund të dërgoni mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733.