Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj takim me bizneset për planin e masave të turizmit

Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj zhvilloi një takim me biznesin për t’i njohur me planin e masave të turizmit që po zbatohet nga administrata tatimore.

Bizneset pjesëmarrëse ishin përfaqësues nga sektorë, që kanë peshë në rritjen e ekonomisë dhe që mbështesin sektorin e turizmit, të tilla si: karburantet, tregtia me shumicë dhe pakicë, industria e birrës, bastet sportive, por edhe operatorë turistikë dhe hotelet e resortet.

Drejtoresha e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, znj.Enkeleda Pipa, gjatë fjalës së saj u shprej se administrata tatimore ka një qajse të re për të siguruar ecurinë pozitive të sezonit turistik. Ndërgjegjësimi i biznesit për t’u vetëpërmbushur është pjesë e kësaj filozofie.  

Nga ana e tyre përfaqësuesit e bizneseve të mëdha e vlerësuan pozitivisht nismën e administratës tatimore për të diskutuar dhe ndarë problemet. 

Ky takim është në vazhdën e komunikimeve që Drejtoria e Përgjithshme po bën për të siguruar një performancë sa më të mirë të bizneseve që operojnë në të gjitha zonat turistike në vend.