Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, takim informues me biznesin për sezonin turistik

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë organizoi më datë 13 qershor, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin, një takim me operatorë turistikë, përfaqësues të sektorit të hotelerisë dhe restoranteve.

Gjatë takimit, biznesi vlerësoi masën e marrë nga qeveria shqiptare për uljen e TVSH-së për strukturat akomoduese nga 20% në 6%. 

Drejtori i DRT Tiranë, i ftoi tatimpaguesit të përmirësojnë vetëdeklarimin e qarkullimit dhe të pagesës së TVSH-së, për të gjithë muajt e sezonit turistik.  Ai theksoi se tatimpaguesit, të cilët do të reagojnë pozitivisht ndaj kësaj ftese, të administratës tatimore që me deklaratën e TVSH-së së periudhës tatimore maj 2018 dhe në vijim gjatë muajve të tjerë të sezonit, nuk do të jenë objekt i kontrolleve të plota në vend, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra.