Institucioni

Institucioni > Lajme >

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi analizën e përgjithshme të sektorëve me risk

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e 16-të, të Komitetit të Përmbushjes  mbi "Analizën e përgjithshme të sektorëve me risk".

Drejtoria e Menaxhimit të Riskut, analizoi të dhënat e nxjerra nga moduli i riskut dhe identifikoi sektorët më me risk, si tregtia, ndërtimi, shërbimet, minierat dhe guroret, si dhe hotelet dhe restorantet.

Administrata Tatimore do të vijojë kontrollet dhe veprimet e tjera të përcaktuara me ligj per këta sektorë.  Ajo nxit tatimpaguesit të rrisin nivelin e pajtueshmërisë tatimore, si rruga më e mirë për të krijuar një partneritet të bazuar mbi besimin.