Institucioni

Institucioni > Lajme >

Mbi 11,700  biznese të vogla janë kontaktuar në terren nga Administrata Tatimore

Administrata Tatimore vazhdon të tregojë një vëmendje të veçantë ndaj biznesit të vogël të përfshirë në skemën e TVSH-së. Për këtë qëllim, nga ana e punonjësve të Shërbimit të Tatimpaguesve, në mënyrë intensive po informohen tatimpaguesit e vegjël, si në mjediset e ushtrimit të aktivitetit, ashtu edhe në ato të administratës.

Deri tani, nga të dhënat që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve disponon, janë vizituar 11,725 subjekte.

Në pjesën më të madhe, nga ana e punonjësve të drejtorive rajonale bizneset janë kontaktuar më shumë se dy herë dhe janë njohur nga afër me detyrimet që kanë lindur nga futja në skemën e TVSH-së.

Për 3,520 subjekte (36 % e totalit) janë zhvilluar sesione trajnimesh, sipas një kalendari të përcaktuar.

Gjatë zhvillimit të tyre, biznesit të vogël i është dhënë informacioni i duhur lidhur me plotësimin e librave të blerjes dhe shitjes, deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, etj..

Pranë 12-të Këndeve të Asistencës janë informuar 5,751 subjekte (58 % e totalit) të biznesit të vogël.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon tatimpaguesit që të marrin pjesë në trajnimet e dedikuara, si dhe për cdo paqartësi që mund të kenë në vazhdimësi t’i drejtohen Këndeve, Qendrës së Thirrjes, si edhe shërbimit Live Chat.