Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nisi një program trajnues për shkëmbimin e përvojave rreth praktikave të biznesit. Programi do të zbatohet në bashkëpunim me Agna Leadership Academy.
Gjatë një jave, kjo akademi do të prezantojë përvojën e fituar gjatë këtyre viteve, në fusha të ndryshme të biznesit, me fokus të veccantë zhvillimin e potencialit te burimet njerëzore.
Ky program përbëhet nga pesë module dhe në të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të sektorëve dhe drejtorive rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.